Fjalë Kyçe

Festë speciale për Kampionët

Festë speciale për Kampionët

Feronikeli ka arritur një sukses fantastik këtë stinor pasi ka triumtuar në IPKO Superligë dhe në Kupën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.

Klubi nga Drenasi sonte organizon edhe festë speciale për kampionët.

Të ftuar special në festën e kampionëve janë këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini dhe Xhezair Elezi (Xheza).

“Ftojmë të gjithë tifozët e Feronkelit, tifozët e futbollit në përgjithësi dhe qytetarët e Drenasit, të marrin pjesë në organizimin special për të festuar për kampionët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Alo.