Fjalë Kyçe

Festim Beqiri mbylli garat e xhudos në Festivalin Olimpik Evropian

Festim Beqiri mbylli garat e xhudos në Festivalin Olimpik Evropian

Festim Beqiri mbylli garat e xhudos🥋 në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Xhudisti ynë u mposht në repesazh nga garuesi vendas, Matin Rzazade (Azerbajxhan), kategoria -66 kilogramë.

Arritja në 12 më të mirët në kategorinë e tij, është sukses për Beqirin. I urojmë më shumë fat Festimit në garat e ardhshme ndërkombëtare.