Fjalë Kyçe

Festimi i Coutinhos mesazh për Camp Nou?

Festimi i Coutinhos mesazh për Camp Nou?

Philippe Coutinho e dëshmoi edhe një herë të tjetër një shkëndijë të formës që e kishte treguar në Liverpoolit, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester Unitedit, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e siguroi mbrëmë një vend në gjysmëfinale e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me fituesin e çerekfinales mes Liverpoolit dhe Portos. Ndeshja me “Djajtë e kuq” përfundoi me rezultat 3:0 dhe katalonasit fituan me rezultat të përgjithshëm 4:0, transmeton Gazeta Express.

Ish-ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, e ndëshkoi edhe një herë rivalin e ish-klubit të tij, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga largësia, që e la të pashpresë portierin David De Gea. Por, po aq vëmendje sa goli mori edhe festimi i tij.

Pasi braziliani e kaloi Barcelonën në epërsi me rezultat 3:0, ai i vendosi gishtërinjtë e tij në vesh, për të simbolizuar se nuk do i dëgjon kritikat që i ka marrë deri më tani nga tifozët në Camp Nou.

Kur Coutinho u zëvendësua në minutën e 80-të dhe në vend të tij erdhi Ousmane Dembele, pati shumë duartrokitje. Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle, Marca, këto duartrokitje ishin më shumë për francezin.