Ditëlindja e 54-të e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është festuar edhe në Skenderaj.
Sami Lushtaku ka njoftuar se bashkë me Rininë Demokratike në Skënderaj e qytetarë të shumtë është prerë një tortë me fotografinë e Thaçit.
“Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Urime të përzemërta mik!”, ka shkruar ai.