Fjalë Kyçe

FFK dënon dy klubet e Ligës së Parë

FFK dënon dy klubet e Ligës së Parë

Vushtrria dhe Kika nga Hogoshti kanë marrë dënime të ashpra nga Komisioni Disiplinor brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, pas sjelljeve jo sportive nga tifozët e dy klubeve.

Klubi vushtrrias është dënuar me 1,000 euro, njësoj sikurse klubi hogoshtas për shkak të manifestimeve jo sportive dhe hudhjeve të gjësendëve të ndryshme në fushën e lojës.

Vendimet e plota nga Komisioni Disiplinor:

KF “VUSHTRRIA“ në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – BESA, e zhvilluar me datë; 03.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (hedhje e gjësendeve në fushë para fillimit të ndeshjes me ç`rast gjatë nxemjes së gjyqtarëve goditet asistenti i dytë Hivzi Osmani nga ana e spektatorëve nikoqir, si rrjedhojë e këtij veprimi erdhi deri te zbrazja e asaj pjese të stadiumit (tribunës nga ana e spektatorëve) për çka ndeshja filloi me një vonesë prej 20 minutave). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (hedhje e gjësendeve në fushë, shisheve plastike, PVC në drejtim të asistentit të takimit Bekim Rama, hedhja e një druri në fushën e lojës si dhe ofendimet e spektatatorëve mysafirë gjatë gjithë lojës drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjën e javës së XXII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ SADIKU – KIKA e zhvilluar me datë 03.04.2019 në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).