Megjithëse ishte raportuar vazhdimisht për të mos lejuar futjen e tymueseve brenda stadiumit, tifozët “Intelektualët” e bënë atë të vetën, derisa edhe një herë tjerë ndezën mjete piroteknike në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.
Tifo grupi bardhekaltër tri herë gjatë ndeshjes kanë ndezur tymuese, teksa FC Drita do të detyrohet të paguajë gjobë tani 1,000 euro për veprimet e “Intelektualëve”, të cilët ishin të zëshëm për të ofenduar rivalët lokal të Gjilanit në kor.
Kjo nuk është hera e parë që klubi gjilanas paguan dënime të majme pas ndeshjeve derbi.
Dueli Gjilani – Drita u zhvillua të dielen e kaluar në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit dhe përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.