Fjalë Kyçe

FFK e dënon me një vit Remzi Ejupin! I pamundësohet pjesëmarrja në Kuvendin e FFK-së?

FFK e dënon me një vit Remzi Ejupin! I pamundësohet pjesëmarrja në Kuvendin e FFK-së?

Remzi Ejupi, presidenti i FC Prishtinës, është denuar me një vjet mos kryerje të detyrës së në klubin bardh e kaltër nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo për shkak se disa kritika dhe akuza të rënda që Ejupi i kishte hedhur në drejtim të FFK-së përmes një interviste e kishte shtyrë Komisionin Disiplinor të hapë fillimisht procedurë disiplinore, e pastaj ta dënojë atë.

Kështu, me këtë dënim Investirotit të madh dhe të vjetër të futbollit kosovar sipas të gjitha gjasave do t’i pamundësohet të marrë pjesë në Kuvendet e ardhshme të FFK-së, ku Ejupi -si delegat i FC Prishtinës – pritej të kërkonte llogari nga krerët e FFK-së sidomos rreth financave të federatës, por edhe rreth rezultateve të fundit të Kombëtares së Kosovës, shkruan GazetaExpress.

Kjo është hera e parë që Ejupi dënohet nga FFK prej gjithe viteve prejse është inkuadruar në futbollin kosovar si investitor, respektivisht si aksionar i klubit më të madh kosovar. Emri i tij prej vitesh është përmendur si një kandidat i mundshëm edhe për kryetar të FFK-së.