Fjalë Kyçe

FFK e paralajmëron Besën e Pejës

FFK e paralajmëron Besën e Pejës

Besa e ka marr vërejtjen e fundit nga Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, anëtarë, shkruan Gazeta Alo.

KF “BESA“ nga Peja për mosrespektim të marrëveshjes së nënshkruar në respektimin e afatit kohor ; 15 Maj 2019 ; klub-lojtarë dhe FFK në përmbushjen e detyrimeve – obligimeve financiare ndaj lojtarëve të ankimuar të dala nga kontratat e lidhura me lojtaret; i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e provave – vendimin përfundimtar të komisionit . Kërkohet raport lidhur me rastin nga ana e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja, afati datë 24.06.2019. Në rast së KF “ Besa “ nga Peja nuk i përmbahet marrëveshjes në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve në ankimim, komisioni disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës do të aplikojë dispozitat e Rregullores disiplinore neni 64 paragrafi 1 pika 9 dhe neni 65 paragrafi 1 dhe 2 (të gjitha pikat e mundshme).