Fjalë Kyçe

FFK i dërgon 1600 tifozë për të parë ndeshjen, Angli – Kosovë

FFK i dërgon 1600 tifozë për të parë ndeshjen, Angli – Kosovë

Pak ditë më parë filloi shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë që zhvillohet në shtator të këtij viti.

Sipas zv. sekretarit të FFK-së, Arianit Ahmeti, Federata e Anglisë e ka për obligim të rezervoj 5% të biletave për tifozët e Kosovës.

Deri tani Kosova asnjëherë nuk ka udhëtuar në formë të organizuar me tifozë në një ndeshje jashtë vendit, por ndaj Anglisë mund të jetë hera e parë. Megjithatë, që kjo të ndodhë duhet të plotësohen disa kushte.

“Sipas rregullores së UEFA-së, ata janë të obliguar që të ndajnë 5% të biletave për tifozët tanë, nëse Federata i kërkon. Nëse shkojmë, FFK-ja duhet të dërgoj atje stjuardë dhe policë që do të garantojnë sigurinë e tifozëve tanë. Ka interesim të madhë nga tifozët por kjo është kompetencë e Komitetit Ekzekutiv që të vendos pro apo kundër” deklaroi Ahmeti për Indeksonline.

Ndeshja Angli – Kosovë zhvillohet me 10 shtator në stadiumin e Southamptonit St. Mary’s. Kapaciteti i këtij stadiumi është 32,505 ulëse dhe 1,600 ulëse i takojnë tifozëve “Dardanë”.