Fjalë Kyçe

FFK-ja me risi për IPKO Superligën

FFK-ja me risi për IPKO Superligën

Sistemi i garave në Ipko Superligë do të ndryshojë nga stinori i ri.

Kuvendi i Punës i Federatës së Futbollit të Kosovës që po zhvillohet sot mori vendim që nga stinori 2020/2021, Superliga të ketë vetëm 10 skuadra, shkruan GazetaOlle.com.

Një gjë e tillë erdhi për të rritur konkurrencën dhe cilësinë mes skuadrave garuese. Delegatët e kuvendit e votuan njëzëri këtë propozim.

Nga sistemi aktual, dy skuadra do të eliminohen për t’iu përshtatur sistemit të ri nga vjeshta e vitit 2020.