Fjalë Kyçe

FFK me njoftim të rëndësishëm për blerjen e biletave për ndeshjet e Kosovës

FFK me njoftim të rëndësishëm për blerjen e biletave për ndeshjet e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për mënyren se si duhet blerë biletat për ‘Euro 2020’.

Kosova nuk arriti që të kualifikohet në Kampionatin Europian përmes kualifikimeve nga grupet, teksa shpresat tani janë te Liga e Kombeve.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Kosova do të takohet me Maqedoninë Veriore dhe në rast se arrihet fitorja, në finale takohemi me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë. Në rast se shënojmë fitore edhe në finale, sigurojmë pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’.

E në rast se ‘Dardanët’ arrin kualifikimin historik për në ‘Euro 2020’, atëherë tifozët mund t’i sigurojnë biletat që nga 2 prilli.

Njoftimi nga FFK:

Shitja e biletave për EURO2020 do të fillojë më datë 2 prill 2020!

Si mund të blini një biletë për ndeshjet e Kosovës në EURO2020 në rast kualifikimi të saj?

– Linku për regjstrim: https://euro2020-sales.tickets.uefa.com/

– Ndiqni hapat e kërkuar për regjistrim

– Zgjedhni Kosovën si kombëtaren të cilën e përkrahni.

Afati i regjistrimit

Periudha e regjistrimit është e hapur nga data 13 mars deri më 31 mars.

Regjistrimet pas kësaj date nuk do të jenë të mundshme.

VËREJTJE: Vetëm të regjistruarit në këtë platformë mund të blejnë biletat për ndeshjet e Kosovës. Andaj, respektojeni afatin!

https://www.facebook.com/FFKKosova/posts/2628936807235028