Fjalë Kyçe

FFK njoftim të rëndësishëm për ata që i kanë blerë biletat online

FFK njoftim të rëndësishëm për ata që i kanë blerë biletat online

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një publikimi zyrtar ka njoftuar të gjithë tifozë që kanë blerë biletat online që ti shtypin në verzionon bardh e zi.

Përveç kësaj FFK bën të ditur që biletat nuk duhet të jenë të dëmtuara dhe kodi duhet të jetë i lexueshëm.

Njoftimi zyrtar i FFK-së:

“Të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online duhet ta shtypin biletën në versionin bardh e zi. Bileta nuk duhet të jetë e dëmtuar. Shtypi duhet të jetë i pastër dhe teksti dhe kodet duhet të jenë të lexueshme”.