Fjalë Kyçe

FFK njofton se a është i gatshëm Hadërgjonaj për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë

FFK njofton se a është i gatshëm Hadërgjonaj për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë

Ylli më i ri i Kosovës, Florent Hadergjonaj do të jetë i gatshëm menjëherë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për EURO 2020, ku Kosova zhvillon ndeshje me Malin e Zi me 7 qershor dhe me Bullgarinë me 10 qershor.

Këtë e ka bërë të ditur FFK përmes një njoftimi ku shkruan: Mbrojtësi 24-vjeçar tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe pa dyshim do të jetë një armë shumë e fortë në repartin e mbrojtjes për ndeshjet e ardhshme të ciklit kualifikues për Euro 2020.