Fjalë Kyçe

FFK organizon kurs për trajnere

FFK organizon kurs për trajnere

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e dytë të edukimit Grassroots në veçanti për femra, shkruan GazetaAlo.

Kursi do të zgjasë 5 ditë të plota kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:

20-24 maj 2019
Kursi do të përfshijë këto tema:

Njohja bazike e futbollit
Trajning&lojëra me fëmijë të moshës 5-10 vjet,
Trajning për të rinjë U11-U16, etj.
Kursi është i dizajnuar për trajneret femra të cilat nuk e kanë marrë deri më tani licencën për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit, si dhe për të gjitha ato që janë të interesuara të fillojnë me punën e trajneres, kryesisht me fëmijët. Kursi kërkon participimin në teori dhe praktikë, gjithashtu trajneret duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.

Pas përfundimit trajneret do të marrin FFK Grassroots Coach Certificate (UEFA Leaders Certificate).

Kursi është pa pagesë.

Trajneret e interesuara janë të obliguara të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet deri më 17.05.2019 te:

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)

[email protected]

Lorik Fazlija (Caching Educational Officer)

[email protected]

Në total 24 do të jetë numri i të pranuarave në kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë. /Gazeta Alo