Fjalë Kyçe

FFK shuan zërat e shkarkimit: Besim të plot ndaj Bernard Challandes dhe stafit të tij

FFK shuan zërat e shkarkimit: Besim të plot ndaj Bernard Challandes dhe stafit të tij

Federata e Futbollit e Kosovës ka analizuar rrjedhën e takimit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ngjarjet e fundit që kanë ndodhur brenda kampit të “Dardanëve”.

Në komunikatën e lëshuar nga FFK, thuhet se përzgjedhësi Bernard Challandes, pavarësisht rezultateve jo të mira së fundmi, e ka besimin e plotë.

Krerët e FFK-së kanë mbajtën takim të veçantë me zviceranin, ku u kërkua nga ai të jetë me vigjilent, por tu jap hapësirë më shumë lojtarëve të tjerë.

“FFK jep besimin e plotë ndaj përzgjedhësit Bernard Challandes dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke kërkuar nga ta që të jenë edhe më vigjilentë në këtë periudhë jo të lehtë për ekipin dhe që të jenë të gatshëm për të ndihmuar futbollistët ta përballojnë këtë situatë, si dhe që t’u japin mundësi të gjithëve dhe të krijojnë ekipin më të mirë”, thuhet në komunikatë.

Pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut, nga opinioni futbolldashës ka pasur kritika të shumta ndaj Challandes dhe stafit të tij.