Klubet e elitës dhe Ligës së Parë të Kosovës, do të kenë mundësinë transferimeve të lojtarëve deri më 31 janar.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të martën përmes një njoftimi, ka konfirmuar se afati kalimtar i futbollistëve në IPKO Superliga dhe Liga e Parë, do të zgjasë deri më ditën e fundit të këtij muaji, transmeton Gazeta Alo.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet se afati kalimtar i futbollistëve për IPKO Superligë dhe Ligën e Parë do të zgjasë deri më 31 janar, derisa për Ligën e Dytë, Ligën e Femrave dhe grupmoshat e reja zgjat deri më 28 shkurt”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Gazeta Alo/