Fjalë Kyçe

FIFA hap një afat kalimtar të veçantë për lojtarët që largohen nga Rusia dhe Ukraina

FIFA hap një afat kalimtar të veçantë për lojtarët që largohen nga Rusia dhe Ukraina

FIFA ka njoftuar se do të ketë një afat të veçantë transferimi për të lejuar futbollistët që aktivizohen në futbollin e Ukrainës dhe Rusisë, të nënshkruajnë për një klub të ri.

Ky afat i veçantë kalimtar do të përfundojë më 7 prill të këtij viti.

Regjistrimi me klubin e ri duhet të bëhet përpara ose më 7 prill 2022. Për të mbrojtur më tej integritetin e garave, klubet kanë të drejtë të regjistrojnë maksimumi dy lojtarë nga këto vende, transmeton express.

Futbollistët fillimisht do të duhet ta shkëputin kontratën me klubet e tyre respektive në Ukrainë ose Rusi.

Kujtojmë se FIFA sonte gjithashtu vendosi që futbollistët e huaj në Rusi të kenë të drejtë të shkëpusin kontratën me klubin në mënyrë të njëanshme, pa u përballur me pasoja.