Fjalë Kyçe

FIFA: Kosova ka arsye për të festuar

FIFA: Kosova ka arsye për të festuar

Suksesi i madh i përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe ngritja për gjashtë vende në ranglistën botërore, nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga ueb faqja zyrtare e FIFA-s, e cila i kushton një fjali të veçantë Kosovës në shkrimin ku bëhet fjalë për ranglistën botërore.

Ky është shkrimi i plotë i FIFA-s, për rang listën e publikuar:

Disa nga emrat më të mëdha të kombëtareve kanë bërë ndryshime në këtë listë.
Belgjika nuk ka ndryshuar pozicion duke qëndruar e para, vetëm se e ka rritur avantazhin me Francën që është e dyta.
Portugalia pas fitimit të Ligës së Kombeve, është ngritur për dy pozita në atë të 15-tën, derisa Holanda në të 14-tën nga i 16-ti vend.
Ngritje ka pasur edhe për kombëtaret e Spanjës (7), Gjermanisë (11) dhe Italisë (14).
Sukses kishte edhe për Austrinë (26), Irlandën Veriore (28), Republikën Çeke (41), Hungarinë (42), Armenin (97) dhe Malajzia (159).
Kishte gjithashtu arsye për të festuar për Senegalin (22) dhe Kosovën (121), të dy këto arritën pozicionin e tyre më të lartë deri më sot.Renditja tjetër e FIFA-s do të jetë më 25 korrik 2019.