Fjalë Kyçe

FIFA pritet ta ‘gëzojë’ nesër Kosovën

FIFA pritet ta ‘gëzojë’ nesër Kosovën

Kampionatin Evropian “Euro 2020” për muajin qershor.

Fillimisht, më 7 qershor, “Dardanët” janë përballur me Malin e Zi në Podgoricë, derisa tre ditë më vonë kanë luajtur me Bullgarinë në Sofje.

Ndonëse me mungesa të theksuara në mesfushë, Kosova arriti të dalë e pamposhtur në të dyja ndeshjet e sipërpërmendura.

Kundër Malit të Zi, Kosova bëri një paraqitje mjaft të mirë, por që në fund u nda e kënaqur me një barazim 1:1.

Tre ditë më vonë në Sofje, Kosova falë një paraqitje spektakolare, arriti që me përmbysje ta mposhtë Bullgarinë me rezultat 3:2.

Për gjithë këto rezultate pozitive, djelmoshat e Bernard Challandes priten të ‘shpërblehen’ nga shtëpia më e madhe e futbollit ndërkombëtar, FIFA.

Gjatë ditës së nesërme, FIFA pritet ta publikojë ranglistën e përgjithshme të shteteve pas këtij cikli të ndeshjeve.

Me një fitore dhe një barazim në eliminatoret e “Euro 2020”, ‘Brazili i Ballkanit’ pritet të shënojë ngritje në ranglistën e FIFA-s.

Ndryshe, ranglista e fundit e publikuar nga FIFA ishte bërë publike më 4 prill të këtij viti, ku Kosova kishte shënuar një ngritje prej tre vendesh duke kaluar në vendin e 127-të.

Ndryshe, Përfaqësuesja kosovare është e pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit, derisa futbolli që është duke e zhvilluar ka lënë mbresa te çdo futbolldashës.