Fjalë Kyçe

FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria në rënie

FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria në rënie

Fifa publikon çdo muaj renditjen e ekipeve kombëtare në të gjithë botën. Kjo renditje përditësohet në bazë të ndeshjeve të luajtura, kryesisht ndeshjet e eliminatoreve të “Euro 2020”.

Në krye të listës qëndron Belgjika, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Shqipëria ka humbur një pozicion në renditje krahasuar me muajin e kaluar duke u pozicionuar e 65-ta. Kosova ka fituar terren në renditje duke u ngjitur me katër vende më sipër dhe duke u pozicionuar kështu në vendin e 114-të.