Ani pse kanë deklaruar që janë vetëm shokë, gjestet e Fifit ndaj Granitit tregojnë të kundërtën e asaj çfarë kanë thënë javën e kaluar.
Madje, këngëtarja nga Kosova bëhet menjëherë xheloze sapo ndonjëra nga banoret i afrohet ish-futbollistit nga Kosova.
Në një moment kur dyshja po rrinin ulur te krevati i Granitit, Fifi filloi t’i bëjë masazh në këmbë Granitit.
Të dy madje ngacmohen me fjalë, ku Graniti i thotë se ‘të kam vëzhguar kur kërcen e je shumë elastike’.
“Jo vetëm në kërcim, edhe kështu jam elastike”, ka qenë përgjigjja e Fifit.
Ndryshe, vetëm ditë më parë, Graniti shprehu dëshirën e tij për të takuar ish të dashurën e tij, teksa edhe Fifi tha se ka dikë që po e mendon jashtë./Reporteri/