Fifi veçoi një nga konkurrentët e “Përputhen”.
Fifi së fundi i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj, të cilët e pyesnin për tema të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Një prej tyre dëshironte të dinte se kë prej konkurrentëve të “Përputhen” e pëlqen këngëtarja dhe ajo dha përgjigjen.
Fifi e veçoi Fatjonin, ndërsa ky i fundit shpërndau postimin e saj në Instagram.
Kurse, sa i përket vajzave, ajo tha se për momentin e preferuara e saj mbetet Tea Trifoni.