Fjalë Kyçe

Filloi kursi bazik për trajnerë të portierëve

Filloi kursi bazik për trajnerë të portierëve

Federata e Futbollit e Kosovës, ndër prioritet e saj e ka edhe ngritjen profesionale të kuadrove përmes trajnimeve e kurseve të ndryshme të mbështetura edhe nga UEFA e FIFA, shkruan GazetaAlo.

Në këtë drejtim, ka filluar kursi bazik për trajnerë të portierëve. Duke pas parasysh mungesën e portierëve sikur edhe të trajnerëve për gardian, sot, FFK ka filluar me kursin bazik ku mbi 20 veta po ndjekin mësimet teorike dhe praktike.

Pjesa teorike po mbahet në hotel “Emerald”, ndërkaq pjesa praktike në stadiumin e KF”Ramiz Sadiku” në Prishtinë. Ligjërues është instruktori i FIFA-s për këtë drejtim gjermani David Wetze, i cili trajnerëve të ardhshëm të portierëve po ju përcjell përvojën dhe dijen e tij për këtë zeje të veçantë në futboll. Z. Wetzel po e asistojnë drejtori teknik Michael Nees, menaxherja e Grassroots-it Sanije Krasniqi dhe Lorik Fazlija. Pas përfundimit të kursit vijuesve do t’u ndahen certifikatat.