Prokuroria e Durrësit ka nisur marrjen në pyetje të personave të përfshirë në hetimin për abuzimet me ndërtimet pas tërmetit të 26 nëntorit. Pas fazës së parë të sekuestrimit të rreth 200 dosjeve, 30 persona, mes të cilëve ndërtues, inxhinierë apo arkitektë janë thirrur dhe marrë në pyetje nga hetuesit.
Me përparësi në këtë fazë të hetimit, po shikohen dosjet e ndërtimeve që shkaktuan viktima, ndërsa paralelisht po ecet edhe me dosjet e pallateve të evidentuara me ndërhyrje në strukturë
Verifikimet po kryhen duke nisur nga marrja e lejes dhe deri te kompanitë që kanë kryer punimet në ndërtimin e kateve shtesë, apo dhe të zbatimit të projekteve në të gjashtë godinave.
Po ashtu, po këqyren dhe akt konstatimet për gjendjen para 26 nëntorit në to.