Fjalë Kyçe

Fillojnë testimet serologjike në Prishtinë, Shpend Ahmeti tregon bilancin

Fillojnë testimet serologjike në Prishtinë, Shpend Ahmeti tregon bilancin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se kanë filluar testimet serologjike në kryeqytet.

“Sot, në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik, pra detektimin e antitrupave. Edhe më tutje testimi PCR me strishë e që bëhet në IKSHP është testi më i sigurt për të dëshmuar se a keni virusin tani apo jo”, ka thënë ai.

Lexo Edhe:
Hormonet seksuale janë një faktor rreziku për Covid-19
Këta persona janë testuar:

53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin)”

35 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 7 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 2 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

15 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 2 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 0 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)103 testime

17 me antitrupa IGM (qe shfaqen ne javen e dyte)

12 me antitrupa IGG

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160134765557166