Sot filloi Festivali me fëmijët e diasporës, në të cilin po marrin pjesë fëmijë nga Suedia, Italia, Greqia, Finlanda dhe të Austrisë.
Hapjen e festivalit e bëri Maliqe Hashani, drejtoreshë e Departamentit të Arsimit dhe Kulturës në MDIS, e cila i pëshëndeti të pranishmit në emër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Më pas, pjesëmarrësit defiluan nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, ku do të zhvillohen aktivitete tê tjera, si orë letrare, punëtori për instrumentet popullore, pika baleti.
Festivali do të vazhdojë nesër me koncertin në sheshin “Skenderbeu”, në orën 18:30.