Gara në SHBA sapo ka filluar me tre shtetet Indiana, Kentucky dhe New Hempshire. Dy shtete e para që së bashku kanë në total 19 vota elektorale njihen si bastione të Partisë Repulikane që përfaqësohet me Trump në zgjedhjet për President.
Deri më tani Trump kryeson ndaj Biden në Indianan që ka 11 vota elektorale, por në Kentucky Biden ka filluar në avantazh që ka zgjatur shumë pak pasi menjëherë edhe aty Trump ka dalë në krye edhe pse me një diferencë të ngushtë.
Pikërisht në Indiana deri më tani Trump ka 62.8% të votave kurse Biden rreth 35.3%, ndërsa në Kentucky Trump rreth 49.5% kurse Biden rreth 48.9.%.
Ndërkohë në New Hempshire që ka vetëm 4 vota elektorale, Trump kryeson me 61.5% ndërsa Biden ndjek me rreth 38%, por aty janë numëruar vetëm 26 vota në total nga të cilat 16 i ka marrë Trump .