Fjalë Kyçe

Fillon gjurmimi i kontakteve të dy personave të infektuar në Kosovë

Fillon gjurmimi i kontakteve të dy personave të infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ka filluar menjëherë gjurmimin e kontakteve të dy pacientëve të cilët janë prekur me koronavirus.

Përmes një njoftimi për media nga IKShPK-ja, ka thënë se janë marr të gjitha masat e izolimit dhe vetkarantimit.

“IKSHPK me institucionet e tjera kanë filluar menjëherë me gjurmimin e të gjitha kontakteve të dy pacientëve dhe janë marrë të gjitha masat e izolimit dhe vetkarantimit të personave më të cilët kanë qenë në kontakt të konfirmuarit pozitiv në Covid-19”, thuhet në njoftim.

Ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia përmes një konference të jashtëzakonshme për media, tha se pacientët e konfirmuar janë një shtetase italiane e moshës 20 vjeçare dhe një burrë 77 vjeçar, shtetas i Kosovës.