Komuna e Fushë Kosovës është zgjuar e tëra në ujë mëngjesin e sotëm, duke bërë që të bllokohet gjithçka.
Madje, pamjet e dërguara nga lagja “Britannica”, tregojnë se niveli i ujit ishte aq i lartë saqë disa vetura u përmbytën të tëra në ujë, shkruan Reporteri.net.
Tashmë ka filluar edhe largimi i veturave që u përmbytën. Gazeta ka siguruar pamje nga Fushë Kosova ku shihet se po largohen veturat e mbuluara nga uji.
Ndërkohë, ekipe të ndryshme po mundohen që të hapin rrugë që uji të ecën, pasi në disa komplekse banesore ai ka ngelur pa rrjedhë.
https://video.gjirafa.com/video-1610368199-mp4