Fjalë Kyçe

Fillon ndërtimi i tribunës lindore në stadiumin “18 qershori”

Fillon ndërtimi i tribunës lindore në stadiumin “18 qershori”

Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se ka nisur ndërtimi i tribunës lindore në stadiumin “18 qershori”, shkruan Gazeta Alo.

Klinë, 10 Korrik 2019

FILLON NDËRTIMI I TRIBUNËS LINDORE,
NE STADIUMIN E QYTETIT “18 QERSHORI”.

Me projektin të cilin e kemi filluar sot, për ndërtimin e tribunës lindore të stadiumit të qytetit, shumë shpejt stadiumi “18 Qershori” në Klinë, do të marr pamje shumë më atraktive dhe kapaciteti i pranimit të shikuesve do të dyfishohet, e më këtë sigurohet edhe një ambient shumë më i përshtatshëm për tifozët e Dukagjinit që të festojmë sukseset e radhës, por edhe tifozëve të ekipeve të tjera për të shijuar humbjet.

Në fillimin e punimeve ka marrë pjesë;
Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj,
dhe drejtori i klubit, Fabian Veseli.

Kryetari zt.Elezaj e vlerësoi të rëndësishëm fillimin e realizimit të këtij projekti, që rritë kapacitetin e ulëseve në stadium.

Ndërsa drejtori i klubit, zt.Veseli, u shpreh i lumtur me fillimin e punimeve për realizimin e këtij projekti dhe falënderoi kryetarin për mbështetjen që po i jep klubit.

Pas inkuadrimit në Supërligë, lojtarët dhe qytetarët e Klinës e kanë merituar një investim të tillë, për të siguruar kushte më të përshtatshme për suksese të reja. Vlen të theksohet se në fazën e parë të projektit, tribuna lindore do të ketë një gjerësi prej 70 metra, do të kushtojë rreth 55 mijë euro, ku financues është Komuna e Klinës, ndërsa ky projekt pritet të përfundoi brenda 80 dite.