Fjalë Kyçe

Fillon pastrimi dhe rregullimi i lumenjve në Klinë

Fillon pastrimi dhe rregullimi i lumenjve në Klinë

Me qëllim të parandalimit të përmbytjeve të mundshme, ka filluar pastrimi dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve në Klinë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj përmes një postimi në Facebook.

“Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, kam përcjellur nga afër punimet që po bëhen për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve, projekt i cili po realizohet me qëllim të parandalimit të përmbytjeve të mundshme në sezonin dimëror.”, thuhet në postim.

Tutje ai ka bërë të ditur edhe koston e këtij projekti.

“Me këtë projekt, i cili ka një kosto prej 74 700 euro e po realizohet falë bashkëpunimit të mirë e korrekt që kemi me MAPL-në, do të bëhet pastrimi i të gjithë shtretërve të lumenjve në komunën e Klinës, ndërsa në vitin tjetër do të kemi projekte të tjera për rregullimin e shtretërve të lumenjve, që përveç që do të krijohet siguri më e madhe nga përmbytjet eventuale do të krijohen edhe hapësira rekreative.”, ka shkruar ai.