Fjalë Kyçe

Fillon procesi i akreditimit për ndeshjen e finales së DigitAlb Kupës së Kosovës

Fillon procesi i akreditimit për ndeshjen e finales së DigitAlb Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen e finales së DigitAlb Kupës së Kosovës: Feronikeli – Trepça ’89 – që zhvillohet më 24 maj 2019, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, Kosovë

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://ffk-media.com

Afati i fundit për aplikim është 23 maj 2019, ora 11:00.
Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.
Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni deri me datën 23 maj 2019, pasdite.

Me respekt
Federata e Futbollit e Kosovës
[email protected]