Fjalë Kyçe

Fillon Provimi i Maturës Shtetërore

Fillon Provimi i Maturës Shtetërore

Ashtu siç ishte paralajmëruar në ora 10:00 ka filluar të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore.

KosovaPress ka qëndruar në njërën prej shkollave në kryeqytet për të parë nga afër procesin, por që nga përgjegjësit është thënë se vetëm pas përfundimit të testit do të ketë prononcim për media.

Në nivel vendi mbi 23 maturantë do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore, në 177 qendra të testimit.

Sipas MASHTI-t në proces janë angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës, 200 vëzhgues, ndërsa rezultatet e testit pritet që të shpallen më 5 korrik.

“Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, rezultatet e provimit të maturës shtetërore pritet të shpallen më datën 5 korrik.