Fjalë Kyçe

Fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat fillore

Fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat fillore

Ndonëse jemi në muajin e katërt prejse ka filluar përhapja e pandemisë COVID-19 në Kosovë, rastet me persona të infektuar çdo ditë po rriten.

Megjithatë, ka më shumë se një javë qëkur prindërit janë duke i frekuentuar shkollat e ndryshme në kryeqytet për t’i regjistruar fëmijët e tyre në parashkollor dhe në klasën e parë, edhe pse nuk dihet nëse viti i ri shkollor do të fillojë në shtator. Me qëllim të mospërhapjes së mëtejshme të pandemisë, nuk po lejohet që prindërit t’i marrin me vete fëmijët e tyre gjatë procedurës së regjistrimit. Regjistrimi i nxënësve po bëhet në shkollat të cilat ata i kanë më afër me vendbanim.

Trëndelina Krasniqi nga shkolla fillore “Ismail Qemali” ka treguar se si është duke shkuar procedura e regjistrimit për këtë vit.

Krasniqi ka informuar se me cilat dokumente duhet të jenë të pajisur prindërit për t’i regjistruar fëmijët.

Ndërkohë, Astrit Leti kishte ardhur që ta regjistronte në klasë të parë djalin e tij. Ai shihej i gëzuar për këtë moment.

Gjatë kësaj kohe, sipas Krasniqit, shkolla “Ismail Qemali” është duke pasur probleme me disa familje të cilat jetojnë me qira në kryeqytet.

E, për shkak të pandemisë COVID-19, ende nuk dihet a do të fillojë viti i ri shkollor në shtator, apo do të shtyhet edhe më tej.