Fjalë Kyçe

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

Me 50 minuta vonesë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite ndër të tjera janë edhe shqyrtimet e raporteve vjetore të disa institucioneve, agjencive dhe komisioneve.

Gjithashtu është edhe emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, dhe zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Rendi i ditës: Seanca plenare1.

Deklarimet jashtë rendit të ditës,2.

Pyetjet parlamentare,3.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.03/L-221, me Ligjin nr.04/L-116, me Ligjin nr.04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin 05/L-007,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-043 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

5.Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024,6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2019,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë, për vitin 2019,8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2019,9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019,10.

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2019,11.

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019,12.

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019,13.

Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,14. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.