Qeveria e Kosovës pati marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistëve për muajin nëntor.
Këto mjete tanimë kanë filluar të shpërndahen.
Kjo ka bërë që të krijohen tollovi para bankave në kryeqytet, por edhe në qytete tjera të Kosovës.
Në këso tollovi, është e pamundur edhe respektimi i masave anti-covid.
Nga ky vendim i qeverisë kishin përfituar secili përfitues pensioni nga skemat pensionale, por kategoritë të dala nga lufta.
Kujtojmë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve ishte kritikuar nga partitë opozitare, për shkak se vendimi ishte marrë disa javë para balotazhit të 14 nëntorit./IndeksOnline/