Fjalë Kyçe

Fillon Yoga për fëmijë në British Academy of Kosova

Fillon Yoga për fëmijë në British Academy of Kosova

British Acadmey of Kosova ka filluar mbajtjen e orëve te Jogës për fëmijët e qëndres së tyre në Prishtinë!

Drejtoresha e kësaj qendre Edona Bajçinca e potencoi si tejet të rëndësishëm praktikimin e Jogës për femijë.

Ndër të tjera ajo tha: “Tashmë edhe në shkollat publike po fillojnë mbajtjen e Jogës, prandaj edhe qendra jonë e edukimit “British Academy” ka filluar me praktikimin e rregullt të orëve të Jogës për fëmijë. Ne jemi në hap me ndryshimin thelbësor drejt shëndetit të fëmijëve. Joga ndihmon fëmijët të kenë trup dhe mendje më të shëndetshme, është diciplinë e veçantë, përmes praktikimit të frymëmarrjes, fëmijët janë më të qetë dhe më kreativ për jetën dhe mësimet e tyre. Ne kemi mësuesen Erëza Vokshi me certifikatën ndërkombëtare, e cila me energjinë e saj dhe lidhjen e mendjes me trupin, bën që fëmijet ta duan jogën edhe më shumë”.

Në qendrën edukative British Academy of Kosova ofrohen edhe orë speciale për Joga për të rritur, prandaj ju mund të paraqiteni për regjistrim pavarësisht moshën të cilën keni!