Fjalë Kyçe

“Filozofët” e PDK-së, pse lexojnë afër zgjedhjeve?

“Filozofët” e PDK-së, pse lexojnë afër zgjedhjeve?

Jo rrallëherë, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shfaqur duke lexuar. Së paku, ashtu duken në fotografitë që ata i publikojnë në rrjete sociale, shkruan Insajderi.

Afrimin me librin zakonisht e bëjnë gjatë fushatave zgjedhore. Së fundmi, ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është parë duke lexuar librin “Presidenti ështe zhdukuar” të autorëve Bill Clinton dhe James Patterson.

Fotografia është gjetur në rrjetin social Facebook.

Përpos Mërgim Lushtakut, i njohur për leximin e librave është edhe nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj kishte deklaruar kohë më parë se i lexon 2-3 libra në muaj dhe gjithashtu kishte kërkuar ballafaqim me filozofët e vendit për çështjet e librave politik. Ai ishte shfaqur duke lexuar në qershor të vitit 2017, pikërisht afër zgjedhjeve që ishin mbajtur me 11 qershor.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/1094367747331643:0