Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e tij të radhës.
Sipas njoftimit, në këtë takim, pikë e rendit të ditës është finalizimi i listës së dëshmitarëve dhe diskutim rreth angazhimit te ekspertëve.
Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe nis në ora 09:00.
Dje është mbajtur edhe një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në lidhje me gjendjen e krijuar në PTK dhe Vala./Gazeta Alo/