Sot në orën 16:00 do të zhvillohet finaljae Barcelona Open.
Rafael Nadal ia doli të arrijë në finalen e 12-të të Barcelona Open Banc Sabadell të shtunën më një fitore prej 6-3 dhe 6-2 në sete ndaj Pablo Carrenos, shkruan lajmi.net.
Kampioni i 11-fishtë arriti ta thyejë rekordin prej tetë fitoresh pa humbje të Carrenos.
Nadali ka një rekord prej 23-1 në gjysmëfinalet dhe finalet në Barcelonë. Humbja e tij e vetme ishte nga Dominic Thiem.
Kjo është hera e dytë që do të përballet me Stefanos Tsitsipas, pasi hera e parë ishte në vitin 2018, po ashtu në Barcelonë ku fitoi 6-2 dhe 6-1 në sete.
34-vjeçari do të kërkojë hakmarrje për humbjen e tij nga Tsitsipas në çerekfinalet e Australian Open të këtij viti, kur greku u bë vetëm lojtari i dytë që mundi Nadal në dy sete në një Grand Slam.
Finalja e Barcelonës do të zhvillohet nga ora 16:00.