Ukraina nënshkroi të enjten një memorandum të ri mirëkuptimi për bashkëpunimin në mbrojtje me Finlandën, i cili përfshin dispozita për ndarjen e të dhënave, prodhimin e municioneve dhe projektet e përbashkëta të mbrojtjes.
Ministri i mbrojtjes i Finlandës, Antti Häkkänen tha se marrëveshja bazohet në mbështetjen e dhënë Ukrainës gjatë tre viteve të fundit, pasi Finlanda “ndan të njëjtën pikëpamje për kërcënimin rus në dritën e përvojave tona historike”.
“Ky memorandum mirëkuptimi është një tregues se ne duam ta zgjerojmë dhe thellojmë më tej këtë bashkëpunim për të mirën e të dy vendeve”, tha ai.
Putin vesh uniformën ushtarake dhe viziton për herë të parë zonën e Kurskut
Finlanda njoftoi gjithashtu një paketë të re ndihme prej 200 milionë eurosh për Ukrainën, në pritje të miratimeve përfundimtare, e cila do të rrisë vlerën totale të ndihmës së vendit në 3.3 miliardë euro