Fjalë Kyçe

Finlanda u ofron shtetësi tremujore profesionistëve të teknologjisë

Finlanda u ofron shtetësi tremujore profesionistëve të teknologjisë

Finlanda ka pranuar më shumë se 5.300 aplikacione për një muaj në skemën interesante të ofrimit të shtetësisë për profesionistët e teknologjisë për një periudhë 90-ditore.

Nëse atyre u pëlqen qëndrimi në Finland, mund të vendosen në shtetin skandinav për tërë jetën.

“Ne nuk jemi në majë të listët për zhvendosje, por e dimë se kur njerëzit vijnë një herë, ata priren për të qëndruar”, tha Johanna Huurre, pjesë e një organizate që e nisi këtë fushatë.

“Në nivel botëror ka konkurrencë të madhe për talentët, prandaj u desh të mendojmë në mënyrë kreative”, shtoi ajo.

Zonja Huurre tha se skema për shtetësi tremujore ka ngjallur interesim më së shumti në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. 30 për qind e personave që kanë aplikuar janë nga këto dy shtete. Pjesa tjetër e aplikuesve përbëhet nga të huajt e pjesëve të ndryshme të botës, por në të janë edhe 50 britanikë, shkruan The Guardian.

Shumica e aplikuesve kanë familje dhe dëshirojnë që të punojnë nga distanca, të paktën fillimisht. Mbi 800 profesionistë të huaj të teknologjisë po dëshirojnë të themelojnë kompani të reja, 80 aplikues janë investitorë, ndërsaj pjesa tjetër përbëhet nga personat që duan të punësohen.

Finlanda, shtet që ia ka dhuruar botës kompaninë Nokia, shërbimin për mesazhe të shkurtra – SMS, rrjetin 5G dhe Linux-in, ka skenë mahnitëse prej 6 miliardë eurosh për kompani të reja dhe ka numrin më të madh të kompanive të reja digjitale për kokë banori në botë.

Sipas skemës për 90 ditë shtetësi, aplikuesit e suksesshëm do të pajisen me tërë dokumentacionin e nevojshëm, do të kenë strehim të përshtatshëm, shkollim dhe kujdes ditor për fëmijët e tyre, pajisje për punë nga largësia dhe do t’u ofrohet ndihmë për t’u bërë banorë të përhershëm, nëse dëshirojnë.