Fiorentina ka fituar si mysafir i Atalantas me rezultat 3-2 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Krzysztof Piatek hapi ndeshjen duke shënuar në minutën e 9-të me anë të penalltisë për 1-0.
Atalanta barazoi në minutën e 30-të me Davide Zappacosta që shënoi për 1-1.
Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, duke kaluar në epërsi në minutën e 56-të me transferimin më të ri Jeremie Boga për 2-1.
Por Fiorentina fitoi edhe njëherë penallti, ku Piatek gjuajti dhe nuk shënoi, por nga topi i kthyer gjeti rrjetën për 2-2.
Kur pritej që ndeshja të shkojë në vazhdime në skenë doli, Nikola Milenkovic, që shënoi për 3-2.
Fiorentina kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Juventus – Sassuolo. /Telegrafi