Roma është eliminuar nga Fiorentina në kuadër të çerek-finales së Kupës së Italisë të mërkurën në “Artemio Franchi”.
Fiorentina arriti ta poshtërojë Romën, duke e mposhtur me rezultatin 7-1, dhe duke marrë biletën për gjysmëfinale.
Federico Chiesa shënoi hat-trick, Luis Muriel shënoi dy gola, po ashtu edhe Giovanni Simeone, kurse Marco Benassi shënoi vetëm një gol.
Nga radhët e Romës, golin e vetëm e shënoi mbrojtësi serb, Aleksandar Kolarov.