Fjalë Kyçe

Fisnik Rugova, MVP i xhiros së 21-të

Fisnik Rugova, MVP i xhiros së 21-të

Xhiroja e 21-të në elitën e basketbollit ka dhuruar disa ndeshje mjaft interesante.

Përballje fantastike është zhvilluar mes Rahovecit dhe Trepçës, ku Vreshtarët fituan 79:78. Një ndeshje të jashtëzakonshme ka zhvilluar qendra Fisnik Rugova. Ai e përmbylli ndeshjen me 23 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime. Fisi ndihmoi skuadrën në një fitore jetike, ndërsa tifozët pandërprerë thërrisnin emrin e tij, në një nga ndeshjet më të mira të tij në këtë edicion. Fisi u ndihmua nga Tj Dunans i cili kishte 15 pikë, 12 kërcime dhe gjashtë asistime.

Ndeshje dramatike u zhvillua edhe në kryeqytet mes Sigal Prishtinës dhe Prizrenit, ku fituan prizrenasit 75:78. Te skuadra prizrenase u dalluan Urim Zenelaj me 19 pikë dhe 12 kërcime, si dhe John Florveus me 20 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime, përcjell express.

Bashkimi shënoi fitore të pritur ndaj Dritës me rezultat 103:67. Te skuadra prizrenase më i miri ishte John Florveus me 20 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.

Top 5

Fisnik Rugova (Rahoveci) 23 pikë, 13 kërcime, 4 asistime

Tj Dunans (Rahoveci) 15 pikë, 12 kërcime, 6 asistime

Darell Davis (Prizreni 16) 26 pikë, 10 kërcime, 6 asistime

Urim Zenelaj (Prizreni 16) 19 pikë, 12 kërcime

John Florveus (Bashkimi) 20 pikë, 11 kërcime, 3 asistime.