Fjalë Kyçe

Fitore e madhe  e Flamurtarit, ja çfarë thotë Arsim Thaqi

Fitore e madhe  e Flamurtarit, ja çfarë thotë Arsim Thaqi

Flamurtari ka triumfuar ndaj Gjilanit në udhëtim 0:1, dhe më këto tri pikë largohen nga zona e barazhit, por nuk ka përfunduar ende asgjë, pasi janë edhe tri ndeshje deri në fund.

Pikërisht kështu deklaroi edhe trajneri i Flamurtarit, Arsim Thaqi pas ndeshjes për Supersport Kosova.

“Shend Kelmendi ka treguar cilesi në ndeshjet e fundit dhe ka vendos në tri ndeshje në këtë stinor. Kemi pasur problem kohëve të fundit për gola, dhe keto tri pikë janë me vlerë të madhe, sepse përball patëm një kundërshtar direkt dhe pikëisht për këtë arsye janë pikët shumë të mëdha për ne.

Mendoj se deri në ndeshjet e fundit nuk do të dihet kush do të bie te barazhi. Edhe ne e kemi ndeshjen e vështirë me Drenocë, por këto tri pikë me rivalin direkt na jep qetësi, dhe mendoj se ndaj Drenicës nëse fitojmë, do të mbesim edhe të paktën për edicionin e ardhshëm në Superligë.