Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës të dielën mbrëma në prani të rreth 1500 shikuesve në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me rezultat 81:75 në kuadër të xhiros së XVI në Superligën e Kosovës në basketboll.
Më të merituarit për triumfin e Golden Eagle Yllit ishin Clayton Everett me 23 pikë, 12 kërcime e 8 asistime, Romelo Banks me 18 pikë e 10 kërcime, Garrius Holloman me 12 pikë, 18 kërcime e 5 asistime dhe Leonard Mekaj me 12 pikë, 4 kërcime e 6 asistime.
Te Trepca më të dalluarit ishin Samir Zekiqi me 18 pikë e 3 kërcime, Aaron Anderson me 15 pikë e 9 asistime dhe Besnik Azemi me 14 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.
Golden Eagle Ylli pas 16 xhirove në Superligë zë vendin e dytë me 11 fitore e 5 humbje, gjithsej 27 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Z Mobile Prishtina.
Në anën tjetër Trepca ka bilanc prej 7 fitore e 9 humbje, me 24 pikë të tubuara që e renditin në pozitën e pestë në tabelë.