Fjalë Kyçe

Fitorja e Llapit i dedikohet këtij futbollisti

Fitorja e Llapit i dedikohet këtij futbollisti

Bardhekaltërit dominuan takimin dhe me meritë arkëtuan tre pikët e para në pranverë, shkruan gazetaAlo.

Kastriot, 15 shkurt 2019 – Në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot ndërmjet KEK-ut dhe Llapit, skuadra llapjane ka shënuar fitore të vlefshme me rezultat 0-3.

Dy gola në pjesën e parë, i Zhdrellës dhe i Namanit dhe një i Ramadanit në pjesën e dytë ishin të rezervuara për fitoren e merituar dhe tre pikët e para në edicionin pranveror.

Përveç tre golave, sot Llapi ka dominuar tërë takimin dhe ishte larg më i mirë se kundërshtari i cili nuk rrezikoj asnjëherë portën e “gardianit” Ademi.

Kjo fitore i dedikohet mbrojtësit Ardian Hoti i cili u lëndua në ndeshjen miqësore ndaj 2 Korrikut dhe i dëshirojmë shërim dhe rikthim të shpejtë në mesin tonë. /GazetaAlo