Fjalë Kyçe

Fitorja e McGregorit i kushton shtrenjtë “Mbretit të Instagramit”

Fitorja e McGregorit i kushton shtrenjtë “Mbretit të Instagramit”

Fitorja e shpejtë e Conor McGregorit ndaj Donald Cerrones në “UFC 246” i ka kushtuar me një shumë të majme “Mbretit të Instagramit”, Dan Bilzerian.

Milioneri kishte publikuar një video para meçit e në të cilën shfaqte vlerë të madhe parash në një tavolinë. Ai më pas kishte thënë se të gjitha i kishte vënë bast se Cerrone do të befasojë McGregorin.

Por kjo “ëndërr” u shua për vetëm 40 sekonda pasi gjyqtari ndërpreu meçin për shkak se McGregori tashmë kishte kryer punë ndaj rivalit.

Bilzerian, i cili njihet për jetën e tij të shtrenjtë, ka marrë komente të shumta për këtë postim, me fansat që dyshojnë se në tavolinë ishin më shumë se një milion dollarë.