Fjalë Kyçe

Fituesit e Topit të Artë nëse ky çmim do të jepej vetëm për lojtarët e Premierligës

Fituesit e Topit të Artë nëse ky çmim do të jepej vetëm për lojtarët e Premierligës

Luka Modric i ka dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në futboll, duke e fituar për herë të parë Topin e Artë.

Ronaldo dhe Messi kishin fituar 10 çmime të Topit të Artë në dhjetë vite të fundit, të dy nga pesë.

Luka Modric, pas një sezoni mbresëlënës me Real Madridin dhe Kroacinë në Kupën e Botës, arriti të bëhet kroati i parë që e fiton Topin e Artë.

Topi i Artë siç e dimë është trofe që jepet nga ‘France Football’, për lojtarin më të mirë të botës.

Por çka nëse këtë çmim do të mund ta fitonin vetëm lojtarët e Premierligës?

Cristiano Ronaldo ka qenë lojtari i fundit nga Premierliga që e ka fituar këtë trofe në vitin 2008 në fanellën e Manchester United, dhe që nga ajo kohë, pavarësisht se shumë yje kanë qenë pjesë e kësaj lige, askush nuk ka arritur të thyej dominimin Ronaldo – Messi.

Se si do të dukej lista me emrat e fituesve të Topit të Artë nëse ky çmim do të jepej vetëm për lojtarët e Premierligës, mund ta mësoni në pjesën e mëposhtme:

2008 – Cristiano Ronaldo (Manchester United)

2009 – Wayne Rooney (Manchester United)

2010 – Didier Drogba (Chelsea)

2011 – Wayne Rooney (Manchester United)

2012 – Didier Drogba (Chelsea)

2013 – Robin van Persie (Manchester United)

2014 – Angel Di Maria (Real Madrid / Manchester United)

2015 – Eden Hazard (Chelsea)

2016 – Riyad Mahrez (Leicester City)

2017 – N’Golo Kante (Chelsea)

2018 – Mo Salah (Liverpool)